
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë.
Osmani me Golob diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet ndërshtetërore, teksa e ka vlerësuar mbështetjen e Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, si dhe anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.
“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar ajo./Gazeta10