Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosovarët shpenzuan 89 milionë euro për t’u pajisur me viza

Gazeta10
07 October 2022 - 19:11

Në mungesë të liberalizimit të vizave qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar 89 milionë euro për t’u pajisur me vizë.  

“Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, Kosovarët kanë paguar rreth 89 milionë euro për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me Gjidipinë vjetore prej 4.986 dollarë për kokë banori dhe një pagë mesatare prej 484 €”, thuhet në raportin e ri të Grupit për Ballkan.  

Ky grup thotë se Kosova nuk ka arritur të shfrytëzoj sa duhet Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë. Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. 

Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.