
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar projektligji për Tubime Publike në Kuvendin e Kosovës.
Në kuvend ishin të pranishëm 64 deputetë, ku të gjithë votuan pro këtij projektligji, raporton Gazeta10.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me këtë projektligj është përcaktuar se organizatori vetëm e lajmëron mbajtjen e tubimit, pa pasur nevojë të marrë leje për mbajtjen e tij./Gazeta10