
Raporti: Bleona Dallaveraj
Njohësit e ekonomisë kanë vlerësuar se subvencionimi i prezantuar nga Ministria e Ekonomisë, nuk është i mjaftueshëm për uljen e konsumit të energjisë që shpenzohet gjatë dimrit. Ata kanë thënë se kjo ndihmesë nuk mund ti mbuloj as familjet që marrin ndihma sociale nga shtetit derisa kanë shtuar se këto masa janë të vonuara nga ana e ministrisë.
Subvencionimi për pajisje efecientë për të cilin qeveria ka thënë se do ta ulë konsumin e lartë të energjisë, kjo masë po cilësohet e pamjaftueshme nga njohësit e ekonomisë.
Sipas tyre, subvencionimi i vetëm 10 mijë familjeve, është i vogël në krahasim me familjet, të cilat marrin ndihmë sociale, e për të cilat dimri mund të jetë edhe më i vështirë.
Ish-ministri i financave, Haki Shatri, thotë se për qytetarët mund të jetë e rrezikshme që të shpenzojnë para se të aplikojnë për subvencion, të cilin mund edhe të mos e fitojnë.
E për ekonomistin Lulzim Zeqiri, masat e marra për subvencionim ndonëse janë të mirëseardhura ato janë të vonuara, duke ditur se tash çmimi i lëndëve djegëse ka prekur shifrat rekord.
Derisa ka shprehur shqetësimin për sigurimin e mjeteve nga ana e ministrisë.
Me vendimin e marrë, të gjithë qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë nga subvencionimi për pajisje efecientë për energji, kanë 2 javë kohë nga dita e hapjes për të aplikuar përmes sistemit E-Kosova./Gazeta10