
Analistja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj e ftuar në programin e mëngjesit në Kanal10, teksa fliste mbi sfidat e të qenurit grua në media, përmendi edhe debatet politike.
Ejupi-Hajzeraj bëri të ditur se ndodh që shpesh ajo të jetë gruaja e vetme pjesëmarrëse në debat pasi burrat janë më të guximshëm.
Sipas saj, nuk është e lehtë të sfidohen kolegët burra nëpër programet e tilla.
“Nuk është e lehtë natyrisht me u ballafaqu me katër pesë kolegë të cilët bëjnë analiza politike, disa më të qetë e disa më të ashpër. Ndoshta me kalimin e kohës edhe ne jemi pak më të moderuar në shprehjen e mendimit“, tha ajo.