Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Qëndrimi i njëjtë, nuk do ta votojmë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve

Gazeta10
17 April 2025 - 12:47

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se partia e tij nuk do ta mbështesë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Ai ka shtuar se, në mungesë të ndryshimeve në rrethana dhe kontekst, PDK do të ruajë qëndrimin e saj të mëparshëm.

Krasniqi e ka quajtur këtë seancë si një vazhdim të asaj të mëparshme, duke theksuar se pozita e PDK-së mbetet e pandryshuar.

“Është seanca e njëjtë, por është vazhdimi i saj. Në mungesë të rrethanave dhe vazhdimit të kontekstit edhe qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.