Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shumë fëmijë mbesin në shtëpi, prindërit ankohen për çmimet e larta në çerdhet private (VIDEO)

Gazeta10
08 October 2022 - 20:16

Shumë nga këta prindër fëmijët i kanë në çerdhe private. Ani pse thonë se duan t’i dërgojnë në ato publike, një gjë të tillë e kanë të pamundur.

Pavarësisht se kanë provuar disa herë t’i regjistrojnë, për shkak të numrit të kufizuar, thonë se janë detyruar t’i tregojnë në ato private. Nga organizata “CIPOF” të cilët merren me fëmijërinë e hershme, për shkak të zhvillimit thonë se niveli parashkollor është i nevojshëm për fëmijët. Sipas tyre, numri i çerdheve në vend është i kufizuar në krahasim me kërkesat.

Ndërkaq njohës të arsimit kanë thënë se nga pamundësia e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe publike, shumë prindër nuk po i dërgojnë ata as në çerdhe private, për shkak të çmimeve të larta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në Kosovë janë vetëm 44 çerdhe publike. Një numër i madh i komunave në Kosovë e kanë vetëm nga një çerdhe, ndërkaq ka edhe nga ato që nuk kanë fare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.