Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Këto janë dy kombëtaret me të cilat nuk mund të përballet Kosova në shortin për EURO 2024 

Gazeta10
09 October 2022 - 10:32

Sot do të bëhet hedhja e shortit kualifikues për UEFA EURO 2024.

Cermonia e hedhjes së shortit do të bëhet në qendrën ekspozuese Festhalle, Frankfurt, më fillim nga ora 12:00.

Sa i përket Kosovës, UEFA ka njoftuar se kombëtarja nuk mund të caktohet në një grup me Serbinë apo Bosnjë e Hercegovinën, për arsye politike.

“Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosova/Serbia”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kosova gjendet në vazon numër 4, bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.