
Mesfushori i Gjilanit, Arbnor Ramadani, ka fituar çmimin e më të mirit të javës për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, raporton Gazeta10.
Ramadani arriti që të ja nxjerr Gjilanit një pikë në ndeshjen ndaj Ferizajit duke shënuar gol në minutat shtesë të ndeshjes.
Njëherësh ky ishte goli i parë i mesfushorit më fanellën e ‘Skifterave’.
Pasi mori çmimin, Ramadani theksoi se ndihet mirë për vlerësimin dhe se atë e sheh si motivim për të ardhmen.
“Ky çmim besoj që do të më shërbej si një motivim shtesë për ndeshjet në vazhdimësi. SC Gjilanit përkundër problemeve të cilat janë të njohura për opinionin, po arrin ta mbajë hapin me skuadrat tjera. Edhe më tej do të synojmë kreun e tabelës dhe uroj që sa më shpejt problemet e klubit të gjejnë zgjidhje. Ne kemi skuadër të fortë dhe kualiteti na lejon që të besojmë dhe të punojmë për kreun e tabelës”, ka theksuar Arbnor Ramadani.
Gjilani nuk po kalon në formë të mirë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, pasi janë pa fitore në pesë ndeshjet e fundit. /Gazeta10/