
Ende nuk dihet se si do të përfundoj tentativa e sotshme e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Gazetari dhe drejtori i Media 10, Arben Ahmeti bëri të ditur se tashmë po ekziston një skenar i preferuar politik nga partnerët ndërkombëtar.
Sipas Ahmetit, ajo që po konsiderohet i tillë është koalicioni mes VV-së dhe PDK-së.
“Ka një skenar të preferuar të partnerëve tanë ndërkombëtar, të ambasadave. E përsëris edhe një herë, ambasadat e akredituara në Kosovë që janë më së paku të involvuara ndonjëherë në ndonjë krizë politike, që kanë ndodhur në Kosovë, pra ka një lloj hezitimi për të ndërhyrë në një çështje. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka ndonjë skenar të preferuar. Skenari i preferuar është mes Lëvizjes Vetvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Ahmeti.
Për më shumë detaje, ndiqeni transmetimin live: