
Nga kjo e hënë bizneset në Kosovë janë në tregun e hapur energjetik.
Se si e çfarë ndikimi do ketë, për emisionin “Gazeta” foli vet afaristi, Burim Piraj.
Sipas tij, pasojat nuk do të jenë të lehta për bizneset, e as për puntorë që mund të mbesin pa vende pune.
“I kemi cek sfidat, do të ketë kosto më të lartë të produkteve, kompani të caktuara do të kenë rënie e që për shkak të saj do të ketë edhe rënie të interesit për puntorë, ndoshta edhe do të ketë lëshim të puntorëve nga puna” tha ai.
Piraj tha se energjia do mund të merrej edhe në vend, duke marrë shembull Sharrin për të cilin tha se i ka 4 hidrocentrale, e jo jashtë vendit.
Ndose nga sot, vendimi i ZRRE-së hyn në fuqi, ai bëri thirrje që kjo gjë të mos bëhet.
“Kërkesat tona duhet të merren parasysh si të bazuara, mos të shkohet në këtë moment në liberalizim të tregut të energjisë“.