Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti priti në takim ambasadorin e Francës, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Gazeta10
11 October 2022 - 17:19

​Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Kurti shprehu gatishmërinë për të forcuar më tutje marrëdhënien mes dy shteteve, transmeton Gazeta10.

Gjatë takimit, raportohet se u rikonfirmua gatishmëria e të dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova. Në këtë drejtim, kryeministri Kurti potencoi se mirëpret përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor i rëndësishëm.

Gjithashtu, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ministrive përkatëse të drejtësisë, për aktivitetet e shumta që kanë të bëjnë me kulturën dhe sportin, por edhe bashkëpunimi i përgjithshëm në diplomacinë publike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.