
Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka thënë se është dashtë të inistohet që me Serbinë, Kosova të nënshkruajë një traktat paqeje.
Pula në Info10, ka deklaruar se ky traktat po të kishte ndodhë do të kuptonte normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, transmeton Gazeta10.
“Kur është filluar të bisedohet me Serbinë, është emërtu si dialog teknik, por kur krerët shtetërorë, institucional dialogojnë ai nuk është teknik…Ajo se cfarë është me rëndësi të theksohet, është dashtë të insistojmë të nënshkruajmë një traktat paqeje”, ka deklaruar ai më tej./Gazeta10