Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimet Kurti-Hamza-Atiq dhe spekulimet për shkrirje të dy komunave, Zeqiri: Veç në këngët e Shkurte Fejzës

Gazeta10
09 June 2025 - 18:32

 Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti takoi sot  kryetarët e  Mitrovicës Jugore,  Bedri Hamzën dhe atë të Veriores, Erde Atiq.

Në njoftimin e lëshuar nga  Zyra e Kryeministrit, u  tha se aty u fol rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror e komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve.

Mirëpo, një e tillë sipas analistit politik, Sadik Zeqiri duket të mos ketë ndodhur.

 Zeqiri i ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10 u shpreh i bindur se Kurti nuk është i interesuar për zhvillimet aktuale.

Sipas tij, thelbi i takimit ishte diku tjetër.

 

Një takim i zakonshëm mu duk që duket se kryeministri ka fillu me i vizitu disa komuna. E ka zgjedh Mitrovicën e Veriut së pari e pastaj atë të Jugut. Sipas një komunikate që e lëshuan, thanë se kryeministri është i interesuar për zhvillimet aktuale e marrëveshjet Qveri-Komunë, e që unë besoj se nuk ka qenë thelbi i këtij takimi fare. Mendoj se aty është disktuar për mexha të komunave, e ndoshta i është afruar pajtimi i qeverisë për themelimin e asociacionit të komunave. E nuk ka të bëj fare me projekte të qeverisë, e as me bashkim të dy Mitrovicave, e që kjo fare nuk ekziston. Mitrovica e Veriut dhe Jugut veç nëse bashkohet me këngen e Shkurte Fejzës përndryshe nuk ka bashkim“, deklaroi ai. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.