
Sonte në emisionin “Hambari” të Kanal10 po flitet rreth asaj se çfarë po postohet në rrjete sociale, dhe se cila është rëndësia e tyre.
Njohësi i këtyre çështjeve, Oltion Beshiri teksa fliste mbi zhvillimet e fundit në internet, përsëriti faktin se platforma Tiktok po vazhdon të jetë rrjeti social më i përdorur nga të rinjt në vend.
Sipas tij, krahasuar me të kaluarën tashmë edhe mënyra e përdorimit të tyre, arritja e shikueshmërisë ka ndryshuar.
“Rrjetet sociale për dallim kohëra të mëhershme, sot nuk po kërkohet vetëm një post për me qenë i sukseshëm. Sot një platformë nëse nuk ka postime çdo ditë athëerë ajo audiencë ka me shku në një kanal tjetër. MEdiat tradicionale po i përdorin sponzorat për me iu shit produktet. Në Kosovë, Tiktoku po përdoret më së shumti prej gjeneratave të reja”.