
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës ka thënë se institucionet ndërkombëtare kanë minuar parimet e tyre, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se janë të njejtat institucione që kanë sjellur fundin e luftës në Kosovë që më pas minuan veprimin e tyre.
“Të njejtat insitucione ndërkombëtare që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë, të paqes, të dinjitetit, minuan vet veprimet e tyre, vet parimet e tyre”, ka shtuar Rama.
Rama ka thënë se ata kanë vendosur në dyshim motivet dhe integritetin e luftës.
“Ata jo vetëm përfunduan duke vënë motivet dhe integritetin e luftës për liri të Kosovës por gjithashtu përmes veprime të tyre presupozuan se kurrë s’kishin pa një gjë të tillë”, ka thënë më tej Rama.
Rama pritet të kërkojë rishqyrtimin e Raportit të Dick Martyt.
Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të këtij raporti. / Gazeta10