
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të dy komunave të Mitrovicës dhe ministra të kabinetit qeveritar, të martën e hodhën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Sipas ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ky veprim do e lehtësoj jetën e qytetarëve atje.
“Është moment shumë i mirë për shkak se në më pak se një muaj prej themelimit të Bordit për Mitrovicën, me 11 përfaqësues, 10 nga dy komunat dhe përfaqësues kryeministrin, po fillojmë me gurëthemelin e dy urave, për vetura dhe për këmbërsorë. Është një vendim i mirë sepse do ndihmojnë në komunikimin e qytetarëve në veri e jug“, tha Krasniqi.
Ndër tjerash, Krasniqi përmendi edhe urën e Ibrit, për të cilën tha se së shpejti edhe ajo do funksionalizohet.
“Edhe ajo do të funksionalizohet shpejtë dhe këto dy ura do të ndihmojnë qytetarët të kenë më shumë mundësi komunikimi, shkëmbim mallrash e lëvzije më të lehtë”.