Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama në Këshillin e Europës: Ju bëj thirrje për një raport vijues, hidhni poshtë akuzat e paprovuara të Martyt

Gazeta10
12 October 2022 - 17:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës, në fund të fjalës së tij ka kërkruar një raport vijues për raportin e Dick Martyt të cilin e ka quajtur të turpshëm, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se duhet të rrëzohen akuzat ndaj Kosovës.

“Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, ju bëj thirrje të pranonin kërkesën e Shqipërisë për miratimin e e një Rezolute që kërkon raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara dhe të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e ushtrisë heroike”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të Raportit të Dick Martyt. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.