Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Serbia nuk është e gatshme të shkojë drejt një marrëveshje përfundimtare

Gazeta10
12 October 2022 - 17:54

Profesori i Shkencave Politike, Ibrahim Gashi, ka thënë se Serbia nuk është e gatshme të ketë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, e jo Kosova.

Gashi në Info10, ka thënë se Serbia vazhdon të bëjë lojëra gjoja se e mbështetë dialogun, por në fakt nuk është ashtu, transmeton Gazeta10.

“Ne që e kemi përcjell nuk është se Serbia ka bërë ndonjë hap në procesin e dialogut, madje Serbia din dhe vazhdon të bëjë ekuivoke të tmerrshme sa i takon qëndrimit, që të mbajë qëndrim gjoja se po e mbështet dialogun, ta drejtojë gishtin kah Prishtina, por në fakt është Serbia ajo që nuk është e gatshme për një marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.