Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllen disa vendparkime pa leje në Prishtinë

Gazeta10
04 July 2025 - 9:52

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka marrë masa konkrete për të liruar hapësirat publike të uzurpuara ilegalisht nga parkingjet private.

Sipas Ramës, disa prej këtyre venparkimeve që kanë funksionuar pa leje për vjet me radhë janë mbyllur.

“Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike! Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në qytetin e tyre. Sot kemi ndërmarrë veprime konkrete duke mbyllur disa parkime pa leje që për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet. Qytetari është prioritet i yni”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.