
Avokati Yll Zekaj, sot në Info10 ka komentuar Raportin e Komisionit Europian për Kosovën për këtë vit.
Zekaj ka thënë se gjetjet e këtij raporti janë kryesisht përsëritje të raportit të vitit të kaluar, kështu duke u fokusuar më shumë në drejtësi, raporton Gazeta10.
“Komisioni Europian edhe pse këtë raport e paraqet si raport me një periudhë të plotë 1 vjecare, por nga refleksionet që i kemi nga ky raport nuk kemi ndonjë ndryshim, dhe gjetjet janë përafërsisht të njëjta”, ka thënë ai./Gazeta10