
Edhe sot dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për të 43-ten herë me radhë.
Kjo situatë po vazhdon të përsëritet si shkak i mosmarrëveshje mes partive politike, thotë Astrit Kolaj hulumtues në IKD.
“Fatkeqësisht, tani më veçse u mësuam me një situatë të tillë, ku po dështon konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkak të interesave shumë të ngushta partiake, të cilat assesi nuk po dalin nga interesat e ngushta në interesin e qytetarëve“, tha ai për emisionin “Gazeta” të Kanal10.
Sipas tij, përgjegjësia për veprim tutje, i takon partisë me më së shumti vota gjatë zgjedhjeve të nëntë shkurtit.
“Pa ndonjë marrëveshje politike, ne do të vazhdojmë të jemi në një situatë tillë politike, siç jemi edhe sot.
Është me rëndësi që partia e VV-së, të bëj kompromis e të gjej partnerë për marrëveshje politike e të ecet para“, tha ai.