Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Kosova qëndron me ShBA-në për të ndërtuar kapituj të rinj në përputhje me vizionin e Trumpit

Gazeta10
11 July 2025 - 9:12

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje, e para  e vendit u prit nga zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani falënderoi Landaun, siç e thotë ajo, për mikpritjen e ngrohtë.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim.  Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shtoi tutje presidentja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.