Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për ta mbyllur misionin e UNMIK-ut është tani

Gazeta10
12 July 2025 - 9:33

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea u takua me presidenten Vjosa Osmani, ku përmes një postimi në X, u shpreh edhe e nderuar për këtë takim.

Tutje, në shkrimin e saj thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe shton se janë të përkushtuara fuqishëm për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara.

Ajo shtoi se koha për ta mbyllur UNMIK-un, misionin e OKB-së, është tani.

“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe janë të përkushtuara fuqishëm për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur UNMIK-un, misionin e OKB-së është tani”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.

E para e vendit gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me zëvendës sekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe me Senatorin amerikan Andy Kim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.