Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE kërcënon SHBA-në me tarifa për produktet amerikane, në lojë 72 miliardë euro

Gazeta10
14 July 2025 - 16:59

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë të re mallrash amerikane me vlerë rreth 72 miliardë euro, të cilat mund të përballen me tarifa të reja nëse dështojnë bisedimet tregtare me Uashingtonin.

Sipas Reuters, ky lajm është konfirmuar nga komisioneri evropian për Tregtinë, Maros Sefcovic, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të hënë në Bruksel.

Bëhet e ditur se, sipas Sefcovis, lista tashmë është shpërndarë mes ministrave të Tregtisë të vendeve anëtare të BE-së dhe përfshin mallra amerikane që mund të goditen me taksa nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve tregtare.

Komisioneri gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditës do të zhvillojë bisedime me homologët e tij amerikanë për të diskutuar mbi ecurinë e negociatave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.