Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shahini takon Destanin: Bashkëpunim për përballimin e krizave dhe zhvillimin ekonomik

Gazeta10
14 July 2025 - 17:37

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me z. Lazim Destani, një personalitet me vizion botëror dhe humanizëm të jashtëzakonshëm.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe bashkëpunuese, ku u diskutuan sfidat aktuale që po përballen Kosova dhe bota.Në qendër të bisedës ishin kriza ekonomike globale, pasojat e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe situata politike në vend, e cila sipas z. Shahini po pengon zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Shahini theksoi se për të përballuar me sukses këto sfida, është i domosdoshëm një bashkëpunim i ngushtë midis sektorit privat, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në të gjitha nivelet. Ai nënvizoi angazhimet e AKB-së në disa fusha kyçe:Forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me institucionet qeveritare për krijimin e një klime të qëndrueshme për investime dhe zhvillim ekonomik,Promovimin e iniciativave që mbështesin bizneset vendore dhe nxisin punësimin,Organizimin e aktiviteteve edukative dhe mentorimit për gjeneratat e reja të sipërmarrësve,Lobimin për politika të qëndrueshme që zbusin efektet e krizave globale dhe vendore.

Nga ana e tij, z. Destani ndau përvojat dhe idetë e tij për përballimin e sfidave bashkëkohore duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, përgjegjësisë sociale dhe përfshirjes së diasporës në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit për të përballuar sfidat dhe për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.