
Reagimi i Richard Grenelli, emisarit të Donald Trump për misione speciale, pas deklaratave të presidentes së vendit, Vjosa Osmani sipas analistit politik, Shkodran Rexhaj duhet përcjellur me kujdes.
Rexhaj në linjë direkte për emisionin “Gazeta” të Kanal10, tha se ballafaqimet e tilla mund t’i bëjnë dëm vendit.
“Duhet pasur kujdes sepse këto ballafaqime sikurse në rastin e z.Grenell, edhe po të ketë të drejtë znj. Osmani prap shteti i rep. së Kosovës mund të dëmtohet në një ballafaqim të tillë. Edhe mund të pajtohemi të gjithë me deklaratën e znj, Osmani që shteti i Kosovës ka pasur pretendime territoriale edhe mund të ketë, e ka dëshmuar në sulmet e fundit. Ky kontekstim nuk është në aspektin e përmbajtes por në at kohor“, deklaroi ai.