Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besnik Bislimi: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

Gazeta10
15 July 2025 - 22:55

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Supreme, pasi morën vendim të shfuqizojnë Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale.

Gjykata konstatoi shkeljen që dikush të mbajë post ekzekutiv dhe të jetë deputet, si rasti i Hekuran Muratit që nënshkroi udhëzim administrativ pas mandatit.

Por, për Bislimin, Gjykata Supreme i ka shpallur luftë Qeverisë, dhe shton se “do e humbin me turp”.

“Edhe një rast sa tipik ashtu edhe primitiv i luftës së hapur që gjyqësori i ka shpallur qeverisë dhe zhvillimit të shtetit. Një luftë që me siguri të plotë do ta humb me shumë turp”, ka shkruar Bislimi në Facebook

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.