
Dëgjues të emisionit “Adresa” në Kanal10 u ankuan për gjendjen e dy parqeve në lagjen Dardania të kryeqytetit.
Përgjigjjjen për këto ankesa e dha drejtori i shërbimeve publike në Prishtinë, Bekim Gashi.
Sipas tij, angazhimi në mirëmbajtjen e hapësirave nëpër kryeqytet ka filluar me dy parqet njëra në Ulpianë e tjera në atë të njohur si parku i qytetit.
Mes tjerash, Gashi tha se edhe dy parqet në lagjen Dardania pritet së shpejti të fillon puna në to.
“Drejtoria e Parqeve janë kompentent për mirëmbajtjen, unë duke e parë që nuk është duke shkuar mirë, nuk e di pse a po nuk kanë kontratë, unë kam fillu para dy ditëve me parkun e Qytetit, dje me parkun në Ulpianë dhe besoj që shumë shpejtë me dy parqet në Dardani. Edhe pse nuk është në kompetencë tonën por meqenëse kemi kontrata aktive kam fillu me u merr edhe me parqe. Deri sot janë pastruar dy”, tha ai.