Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Suspendohet një polic në Gjakovë për rrjedhje të informatës

Gazeta10
18 July 2025 - 13:09

olicia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor me dyshimin se zbuloi informatë zyrtare.

Sipas njoftimit, polici është punonjës në Stacionin Policor në Gjakovë. Ai është suspenduar për 72 orë.

“Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, njoftoi PK.Lidhur më rastin, Policia ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.