Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Prishtinë, policia gjen 34 gëzhoja

Gazeta10
19 July 2025 - 9:13

Policia e Kosovës tha se pas raportimit se ka të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur 34 gëzhoja të plumbave.

Policia tha se ka kontrolluar edhe shtëpinë ku është mbajtur ahengu, por se s’ka gjetur diçka të dyshuar.

“Rr. Sheshi i Arbërit, Prishtinë 18.07.2025 – 12:30. Raportohet se gjatë një ahengu ka pas të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 34 gëzhoja ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë ku është mbajtur ahengu nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti nën hetime”, tha policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.