Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami: Partitë që po qëndrojnë në sallë ndërtuan Republikën, ato që ikën po mbajnë peng vendin

Gazeta10
19 July 2025 - 11:52

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka folur nga foltorja e Kuvendit pas dështimit të seancës së 49-të.

Si gjithmonë, në sallën e parlamentit po qëndrojnë deputetët e partive të PDK-së,LDK-së e AAK-së.

Për këto parti, Behrami thotë se janë partitë që ndërtuan Republikën, derisa për partitë që lëshuan sallën, deputeti thotë se nuk e kanë besuar kurrë planin për pavarësi të vendit.

 

“Këto parti që kemi mbetur në sallë, po mbrojmë Kushtetutën, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjet, rregulloret dhe praktikat parlamentare, dhe në partitë që sapo dolën, parti që keqpërdorin të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit për agjenda antidemokratike, që kërcënojnë me përmbysje të rendit kushtetues, që mbajnë peng vendin, qeverinë, që shkelin kushtetutën, ligjet dhe të gjitha normat. Partitë politike që kemi mbetur këtu në sallë jemi gjenerata e rezistencës paqësore e luftës çlirimtare, e shpalljes së pavarësisë dhe e shtetndërtimit. Janë partitë që e krijuan Republikën”, tha Behrami.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.