Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ujësjellësi “Prishtina” edhe sot e vazhdon me aksione për lidhjet ilegale të ujit

Gazeta10
20 July 2025 - 18:39

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në këtë rajon.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të gjitha rastet e lidhjeve ilegale, si forma më e rëndë e vjedhjes së ujit do procedohen në gjykatë kompetente.

“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhja e ujit është vepër penale dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente”, thuhet në njoftim.

Inspektimet sot u realizuan në Bardhosh, Bërnicë dhe Arbëri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.