Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plani “Motoçikletat 2025”, procedohen 62 kundёrvajtje nga policia nё Pejё

Gazeta10
21 July 2025 - 17:15

Në kuadër të planit “Motoçikletat 2025”, policia në Pejë ka sekuestruar disa motoçikleta dhe janё proceduar 62 kundёrvajtje.

Sipas policisë, këto kundërvajtje janë për mosposedim të lejës pёr vozitje, mosposedimi  të kategorisё pёrkatёse dhe ngasje e mjetit pa regjistrim.

“Nё kёtё plan operativ, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga Stacioni Policor Pejё dhe Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё. Gjatё realizimit tё kёtij plani janё sekuestruar disa motoçikleta dhe janё proceduar gjashtёdhjetё e dy (62) kundёrvajtje, pёr: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.