Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale, vlen edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave

Gazeta10
23 Korrik 2025 - 9:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur afatin 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo platformë elektronike e KQZ-së pritet të lëshohet në përdorim gjatë ditës.

Valmir Elezi zëdhënës  KQZ-së ka thënë se në platformën elektronike të KQZ-së çdo aplikuesi do t’i jepet mundësia që të përzgjedhë për t’u regjistruar për votim vetëm, njërën nga dy mënyrat për votim përmes postës: të dërgojë pakon me fletëvotime në adresë të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë apo të dërgojë pakon me fletëvotime, në adresë të kutisë postare të KQZ-së jashtë Kosovës.

Platforma nuk ka paraparë mundësinë e votimit në përfaqësi diplomatike, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se ky lloj votimi nuk aplikohet në Zgjedhjet Lokale.

Sipas Elezit, ky proces regjistrimi do të vlejë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të drejtë vote jashtë Kosovës do ta kenë vetëm shtetasit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit.  Pra, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë vendit, sepse do të vlejë lista e njëjtë e votuesve”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, vetëm shtetasit që regjistrohen si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë nga jashtë Kosovës, përmes postës, nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Nga Rubrika
Lajme
03 Maj 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.