Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktgjykimi i Supremës: Shfuqizimi i Udhëzimit të Hekuran Muratit për arkat fiskale bëhet i plotfuqishëm

Gazeta10
23 July 2025 - 17:46

Gjykata Supreme më 15 korrik, e ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Ky udhëzim u nënshkrua nga Murati më 15 prill të këtij viti.

“Gjykata gjeti se Udhëzimi Administrativ në fjalë ishte nxjerrë ne kundërshtim me ligjet. Sipas aktgjykimit, ministri në dorëheqje nuk ka të drejtë të nxjerrë Udhëzime Administrative”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Supremës transmeton Klankosova.tv.

Shfuqëzimi i këtij UA, u publikua dje më 22 korrik edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.