
Nga 21 korriku e deri në fund të javës, netët e festivalit Rock & Blue do të transmetohen në emisionin “Politiko” të Kanal10.
I mbajtur në Prizren, ata që nuk arritën të siguronin pjesmarrjen, përmes televizionit Kanal10 kanë mundësinë të ndjekin performancë nga bende të njohura.
Arif Ziberi nga grupi legjendar, Elita 5 shprehu mirënjohje të veçantë ndaj gazetarit Kushtrim Sadiku për raportimin dhe mbështetjen ndaj aktiviteteve të tyre muzikore.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ziberi falendëroi Sadikun, duke e uruar për profesionalizmin e treguar.
“Rock Politiko,erdhi si dritë në fund të tunelit!
Bota ka nevojë për më shumë Kushtrim-a.
Të uroj për punën Kushtrim Sadiku”, ka shkruar ai.
Intervista, performanca e detaje tjera rreth këtij festivali mund të gjenden në kanalin zrytar të televizionit në platformën Youtube.