Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hargreaves ne KQZ, kërkon që “të gjithë akterët të respektojnë ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike”

Gazeta10
24 July 2025 - 16:41

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e KQZ’së Kreshnik Radoniqi.

Ai tha se kanë diskutuar për zgjedhjet lokale dhe “nevojën që të gjithë akterët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës”.

“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nevojën që të gjithë akterët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës. Britania e Madhe vazhdon të qëndrojë fort prapa institucioneve të Kosovës dhe rolit të tyre vendimtar në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves.

Dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u miratua ridestinimi i buxhetit për zgjedhje. Ky ridestinim u miratuar me 6 vota për, dy kundër dhe një abstenim.

KQZ ka kërkuar buxhet shtesë nga Qeveria, por akoma s’ka marrë përgjigje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.