
Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot mori vendimin që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që Kryetarin e kuvendit ta zgjedhin përmes votimit të hapur.
Sipas aktgjykimit të publikuar,kandidati i njejtë mund të votohet vetëm deri në tre herë.
Avokati, Taulant Hodaj, mes tjerash në emisionin “Gazeta” të Kanal10 përmendi edhe një vendim që sipas tij e ka komplikuar situatën.
“Përveç mungesës së vullnetit politik, arsye e këtyre bllokadave është edhe vendimi i vitit 2014-të i Gjykatës Kushtetuese ku i komplikon shumë gjërat. Tani gjykata është e lidhur me atë vendim dhe s’mund të dal. Ky vendim jep rrugëdalje, ku bën konstatime se të gjithë deputetëve iu thotë se nuk e kanë zbatuar aktgjykimin, pastaj kryesuesit të seancës i thotë se nuk e ka zbatuar e në anën tjetër i urdhëron deputetët që të votojnë”,tha ai.