Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij në kërkim, Rukiqi: Bëmë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar, i lajmëruam edhe në pikat kufitare

Gazeta10
10 August 2025 - 19:11

Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në një konferencë për media tha se për vrasjen e tre personave në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se në kërkim ndodhen edhe tre persona të tjerë të dyshuar, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

“Personi i katërt është arrestuar në vendin e ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje në këtë rast. Tre personat janë shpallur në kërkim policor, është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë lajmëruar në pikat kufitare”,

Policia ka ndërmarrë tri kontrolla me dyshimin që mund të jenë personat e dyshuar, “ekipet janë në terren”, shtoi ai.

Gjithashtu u bë e ditur se Mefail Shkodra ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme penale.

 

Tifozët e Liverpool-it vërejnë një problem të Mohamed Salah gjatë ndeshjes me Crystal Palace që Arne Slot duhet ta rregullojë sa më shpejt

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.