Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Operacion masiv ndërkombëtar antidrogë, kapet kokainë me vlerë 5.5 milionë euro në Greqi

Gazeta10
10 August 2025 - 23:44

Një operacion policor ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie prej 271 kilogramësh kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 5.5 milionë euro, të fshehur në një kontejner në Portin e Selanikut.

Ngarkesa kishte origjinë nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për në Aspropyrgos të Greqisë.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra nga Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar (NCA), të cilat ia transmetuan autoriteteve greke. Në vijim, Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me disa njësi të tjera policore dhe doganore, kreu një hetim të thelluar.

Më 6 gusht 2025, kontejneri u identifikua dhe u monitorua nga autoritetet greke në një operacion të njohur si “dorëzim i kontrolluar”, duke lejuar ngarkesën të arrinte në destinacionin e saj në Aspropyrgos, ku më pas u arrestuan tre anëtarë të organizatës kriminale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.