
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dal nga ngërçi politik në vend është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas Kadriut, në shtetet demokratike, një vendim i tillë është i lejuar.
“Kandidatët për deputetë kanë absorbuar një të drejtë në mënyrë jo të drejtë dhe duhet të shkohet, sipas mendimit tim në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ato hyjnë në sferën e demokracisë, ne jemi shtet demokratik dhe i tejkalon bllokadat, që nuk do duhej të ishin“, deklaroi ai në emisionin “Gazeta”.