Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerta Deliu thotë se ka acarim raportesh mes Presidencës dhe Qeverisë

Gazeta10
11 August 2025 - 20:53

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se mbajtja e Konferencës së Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes tregon për përçarjen institucionale.

Ajo thotë se kjo vjen në një kohë kur janë avancuar raportet në mes të Presidencës dhe Qeverisë.

Sipas saj kjo po reflekton edhe krizë të brendshme në udhëheqjen e diplomacisë.

“Në kulmin e sfidave diplomatike, sanksione nga BE-ja, mungesë njohjesh të reja dhe ngecje në anëtarësime ndërkombëtare, Kosova mban Konferencën e Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes, e cila, sipas Kushtetutës, udhëheq politikën e jashtme dhe emëron ambasadorët. Mungesa e saj nuk është thjesht çështje protokolli, por mesazh i qartë për përçarjen institucionale. Ajo vjen në një kohë kur raportet mes Presidentes dhe Qeverisë janë të acaruara, duke reflektuar krizë të brendshme në udhëheqjen e diplomacisë”.

“Në vend që të projektojmë unitet përballë botës, po dërgojmë sinjal se kriza është brenda nesh. Pse mungoi Presidentja në një forum ku diskutohet drejtimi strategjik i diplomacisë sonë? Çfarë mesazhi po dërgojmë, brenda dhe jashtë vendit, me këtë mungesë”, ka thënë Deliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.