
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që i janë kërkuar përgjatë viteve.
Ajo në Prime Time, e ka cilësuar si të padrejtë cfarëdo lloj kushtëzimi tjetër për këtë proces, raporton Gazeta10.
“Kosova i ka plotësuar të gjitha 95 kriteret, dhe konsideroj se cfarëdo lloj kushtëzimi tjetër për liberalizimin e vizave do të ishte i padrejtë”, ka thënë Kryeziu Hyseni./Gazeta10