
Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi në ditët e fundit të afatit kalimtar, por do të mbetet në Serie A.
Sipas raportimeve të fundit, Bologna është skuadra qëe po i prin garës për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Asllani ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me skuadrën italiane, ndërsa nga shitja e tij Interi pritet të përfitojë rreth 17 milionë euro.
Real Betis, Torino e Fiorentina kishin shprehur interesim për 23-vjeçarin, por duket se tashmë këtë garë e ka fituar pikërisht Bologna.