
Në raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën, janë përmendur tensionet e 31 korrikut, raporton Gazeta10.
Në bazë të këtij raporti thuhet se situata në terren është e brishtë meqë ka pasur tensione dhe retorikë të nxehtë.
Më tej, thuhet se ngjarjet e 31 korrikut ishin një përshkallëzim serioz dhe se kishin mundësi ta dërgonin situatën në pasoja potencialisht tragjike.
“Tensionet dhe retorika e nxehtë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport përshkruajnë situatën e brishtë në terren. Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës lidhur me lirinë e lëvizjes, ishin një përshkallëzim serioz, i cili e solli situatën në prag të ballafaqimit me pasoja potencialisht tragjike”, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. / Gazeta10