Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK-ja paralajmëron nisjen e procedurave për shkarkimin e ministres Hajdari

Gazeta10
14 Tetor 2022 - 13:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në seancën plenare ka thënë se në një revistë në Francë Kosova është promovuar si vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe, raporton Gazeta10.

Para vetes kemi edhe këtë kontratë për të konfirmuar se ka pasur një bashkëpunim dhe me parat e taksapaguesve të Kosovës Qeveria e ka promovuar Kosovën si vend ku kan lindur manastiret ortodokse serbe”, shtoi ajo.

Ajo shton se ky publikim është sponzorizuar nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

“Me këtë publikim shtetit të Kosovës dhe imazit të tij i është shkaktuar një demë jashtzakonisht I madh, dhe kjo nuk është asgje më shumë e as më pak se doktrinë zyrtare të Serbisë”, shtoi ajo.

Deliu kërkon nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë të dokumentojë padinë dhe dematin që ajo e ka bërë kundër këtij shkrimi, dhe kush është autori i këtij krimi.

Gjithashtu deputetja ka kërkuar që të bëhet e ditur kur do të ngritët padia në të kundërtën do të inmicojnë procedurat për shkarkimin e ministres Rozeta Hajdarit/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.