Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anton Quni takohet me Papa Leo XIV, ia dhuron një fotografi të Ibrahim Rugovës

Gazeta10
23 August 2025 - 20:45

Anton Quni i LDK’së ka zhvilluar një takim privat me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në Vatikan.

Quni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mirjana, e ka cilësuar këtë ditë si “të paharrueshme” dhe një përvojë të thellë shpirtërore e frymëzuese.

Në fotografitë e publikuara shihet se Quni ia dhuroi Papa Leo XIV një fotografi të presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.

“Energjia e tij e qetë dhe urtësia që ndau me ne e bënë këtë takim vërtet të veçantë. Ndihemi të bekuar dhe thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për bekimet e tij,” ka shkruar Quni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.