Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fundoset anija me emigrantë drejt Italisë, mbyten tri motra

Gazeta10
24 August 2025 - 19:00

Tri motra u mbytën kur gomonja që i mbante ato dhe dhjetëra emigrantë të tjerë hasi vështirësi në kalimin e rrezikshëm të Mesdheut Qendror nga Libia në Itali.

Kështu ka deklaruar të dielën një organizatë bamirëse gjermane për shpëtim detar, shkruan Reuters.

“Resqship” tha se trupat e motrave, të moshës 9, 11 dhe 17 vjeç, u gjetën brenda varkës, e cila ishte “e mbingarkuar në mënyrë të rrezikshme” dhe ishte goditur nga valë deri në 1.5 metra përpara se një anije shpëtimi të mbërrinte në vendngjarje.

Mes 65 personave të shpëtuar nga anija Nadir e organizatës bamirëse ishin tri gra shtatzëna, fëmijë dhe një foshnjë shtatëmuajshe. Një person ra në det më herët gjatë kalimit dhe mbetet i zhdukur.

Ndryshe, nuk janë dhënë detaje rreth kombësisë së tre vajzave të vdekura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.