Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një 31 vjeçar në Prishtinë, dyshohet se e zuri trungi i një peme

Gazeta10
24 August 2025 - 19:58

Një 31-vjeçar ka vdekur pasi i ka rënë një trung druri në komunën e Prishtinës.

Lajmin  e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri).  Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë  po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.